Trump thotë se trupat kineze janë vendosur pranë kufirit me Hong Kongun

Amerika

Trump thotë se trupat kineze janë vendosur pranë kufirit me Hong Kongun

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:34
Donald Trump

Shërbimet e inteligjencës amerikane raportojnë për vendosjen e ushtarëve kinezë në kufirin me Hong Kongun, tha sonte presidenti i SHBA-së Donald Trump në Twitter, duke bërë thirrje për qetësi.

Në një mesazh tjetër, Trump gjithashtu tha në Twitter se shumë njerëz e akuzojnë atë, përfshirë SHBA-në, se është përgjegjës për "problemet aktuale në Hong Kong".

Presidenti i SHBA-së nuk specifikoi se për çfarë bëhet fjalë, derisa më herët pati deklaruar se situata në Hong Kong është e vështirë, duke shfaqur shpresën se askush nuk do të plagoset ose të vritet.

Protestat në Hong Kong kanë vazhduar që nga fillimi i qershorit dhe nuk kanë të ndalur.     

Lëvizja protestuese, ndër të tjera, kërkon dorëheqjen e kryeministrit të Hong Kongut, Kerry Lam, zgjedhje të drejtpërdrejta, lirimin e të arrestuarve në protestat e mëparshme dhe hetime për përdorimin e forcës policore kundër demonstruesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat