Ligjvënësja amerikane nuk do të vizitojë familjarët në Bregun Perëndimor - Bota Sot
Ligjvënësja amerikane nuk do të vizitojë familjarët në Bregun Perëndimor

Amerika

Ligjvënësja amerikane nuk do të vizitojë familjarët në Bregun Perëndimor

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:16
Ligjvënësja amerikane, Rashida Tlaib.

Ligjvënësja amerikane, Rashida Tlaib ka thënë se nuk do të vizitojë të afërmit e saj në Bregun Perëndimor, ndonëse i është siguruar leje.

Izraeli i ndaluar asaj dhe kongresistes tjetër demokrate, Ilhan Omar, vizitën në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, për shkak të mbështetjes së tyre në lëvizjen ndërkombëtare për bojkot.

Megjithatë, Izraeli ka thënë se Tlaib mund të vizitojë familjarët e saj në Bregun Perëndimor, pas një kërkese të miratuar mbi baza humanitare.

Ministria e Brendshme e Izraelit ka publikuar një letër të nënshkruar nga Tlaib në të cilën ajo ka premtuar se nuk do të bëjë thirrje për bojkot gjatë vizitës së saj.

Ndërkohë, në një deklaratë zyrtare të publikuar të premten, Tlaib ka thënë se “vizita nën kushte shtypëse me qëllim të poshtërimit, do t’ia thyente zemrën gjyshes sime”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli “është i hapur ndaj kritikëve” mirëpo jo ndaj atyre që kërkojnë bojkot të tij.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë para vendimit se Izraeli do të tregonte “dobësi të madhe” nëse lejon hyrjen e dy anëtareve myslimane të Kongresit amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...