Regjistrohet vdekja e tretë nga përdorimi i cigareve elektronike - Bota Sot
Regjistrohet vdekja e tretë nga përdorimi i cigareve elektronike

Amerika

Regjistrohet vdekja e tretë nga përdorimi i cigareve elektronike

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një person i tretë vdiq në SHBA për shkak të një sëmundje serioze të mushkërive që lidhej me përdorimin e cigareve elektronike.

Ka qindra përdorues të cigareve elektronike, veçanërisht konsumatorët e rimbushjes së kanabisit, të cilët kanë pasur probleme me mushkëritë.

Sipas autoriteteve të Nju Jorkut, sëmundjet mund të shkaktohen nga një substancë që përmban vitaminë E. Kjo substancë  zakonisht futet si shtesë në rimbushjet e marijuanës në tregun e zi.

Sidoqoftë, autoritetet federale nuk e kanë konfirmuar ende përfshirjen e ndonjë produkti ose lënde në këto raste të sëmundjes së mushkërive.

Të prekurit janë kryesisht të rinj, të cilët janë paraqitur në urgjencë me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, lodhje ekstreme, kollitje dhe dhimbje në gjoks.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...