Banka ua transferoi gabimisht 120 mijë dollarë, blejnë veturë me paratë e huaja

Amerika

Banka ua transferoi gabimisht 120 mijë dollarë, blejnë veturë me paratë e huaja

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 09:21
Ilustrim

Një çift nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara janë akuzuar për vjedhje pasi i shpenzuan mijëra dollarë që u transferuar gabimisht në llogarinë e tyre bankare.

Robert dhe Tiffany Williams i përfituan 120 mijë dollarë nga një gabim i bankës dhe e shpenzuan shumicën e shumës. Kështu thuhet në deklaratën e tyre me shkrim, e cila do të përdoret gjatë gjykimit të çiftit.

Ata kanë pranuar se e kanë ditur që shuma e madhe e të hollave nuk ishte e tyre. Gjykata e ka akuzuar burrin 36 vjeç dhe gruan 35 vjeçe për vjedhje dhe pranim të pronës së vjedhur, ndërsa janë lënë të lirë nën kushtin e dorëzanisë.

Të hënën, ata u paraqitën në një gjykatë në Lycoming. Çifti i akuzuar nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për mediet amerikane dhe nuk dihet nëse atyre u është ofruar ndonjë këshilltar ligjor.

Në llogarinë e tyre në bankën BB&T, paratë ishin transferuar gabimisht, sepse ato do të duhej të transferoheshin në llogarinë e një firme investuese. Transferi ishte kryer më 31 maj, ndërsa gabimi ishte vërejtur më 20 qershor.

Sidoqoftë, policia tha çifti për tri javë i kishte shpenzuar rreth 107 mijë dollar, pa kontaktuar me punëtorët e bankës. Ata e kishin blerë një veturë të tipit “Chevrolet Traverse” dhe ua kishin dhënë miqve 15 mijë dollar, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat