Forcat amerikane e afgane vrasin 40 talibanë - Bota Sot
Forcat amerikane e afgane vrasin 40 talibanë

Amerika

Forcat amerikane e afgane vrasin 40 talibanë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Forcat afgane, të mbështetura nga forcat e Shteteve të Bashkuara, i kanë vrarë dy liderë të lartë talibanë dhe së paku 38 luftëtarë të këtij grupi gjatë sulmeve të përbashkëta ajrore, të cilat u kryen në rajonet veriore dhe perëndimore të Afganistanit.

Oepracionet, të cilat u nisën të shtunën në mbrëmje, kishin për qëllim që t’i paralizonin sulmet e planifikuara të talibanëve kundër forcave afgane. Kështu tha një zyrtar i lartë i sigurisë në Kabul, duke shtuar se përleshjet me talibanët janë shtuar pas ndërprerjes së bisedimeve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe grupit terrorist.

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha përmes një deklarate se gjatë këtyre sulmeve është vrarë guvernatori i talibanëve për provincën veriore të Samanganit, Mawlavi Nooruddin, bashkë me katër luftëtarë të tjerë.

Sidoqoftë, talibanët kanë mohuar se ky guvernator është vrarë. “Ai është i gjallë”, tha Zabihullah Mujahid, zëdhënës i talibanëve.

Ndryshe, zyrtarë të lartë të sigurisë në Kabul kanë thënë se disa operacione do të kryhen kundër talibanëve dhe luftëtarëve të Shtetit islamik për t’i parandaluar sulmet ndaj forcave afgane dhe civilëve para zgjedhjeve presidenciale të 28 shtatorit, shkruan “Reuters”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...