Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA gati për luftë - Bota Sot
Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA gati për luftë

Amerika

Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA gati për luftë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 12:29
Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence thotë se ushtria amerikane është e gatshme t'i përgjigjet sulmeve ndaj objekteve të naftës saudite.

"Pas sulmit të paprovokuar të fundjavës së kaluar në fushat e naftës në Arabinë Saudite, unë mund t'ju siguroj se ne jemi gati (për një përgjigje ushtarake)," tha Pence, duke folur në Qendrën e Ekspertizave të Fondacionit të Trashëgimisë me qendër në Uashington.

Ai theksoi se SHBA do të mbronte veten dhe aleatët e saj në Gjirin Persik, ndërsa sulmi ndaj aleatëve amerikanë dhe furnizimeve të naftës botërore do të dështonte.

Sipas tij, Uashingtoni po "studion të gjitha informacionet".

"Ne po këshillohemi me aleatët dhe presidenti do të përcaktojë se çfarë veprimi do të ndërmerret në ditët në vijim. Amerika është e gatshme të mbrojë interesat e saj," tha Pence.

Ai përsëriti se SHBA është "gati për luftë", siç e tha Trump më herët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...