Torturat dhe vrasjet në Venezuelë, OKB nis hetimet

Amerika

Torturat dhe vrasjet në Venezuelë, OKB nis hetimet

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 07:11
Ilustrim

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara ra dakord të premten për kryerjen e një misioni fakt-mbledhës ndërkombëtar për të dokumentuar shkeljet në Venezuelë, përfshirë torturat dhe mijëra ekzekutime.

Ambasadori i Venezuelës Jorge Valero hodhi poshtë atë që e quajti “rezolutë armiqësore”, përgatitur nga Argjentina, Brazili, Kili, Kolumbia dhe Peruja vende të cilat kanë pritur me miliona refugjatë venezueljanë, si pjesë e një fushate të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Forumi i Gjenevës miratoi tekstin e atij që njihet si Grupi i Limës me 19 vota pro, shtatë kundër dhe 21 abstenime, në dita e fundit të një seance tre-javore.

Grupi i Limës përbërë nga 12 shtete dhe shumica e kombeve perëndimore kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si Presidentin e përkohshëm legjitim të Venezuelës.

“Ne besojmë se janë të nevojshëm hapa seriozë e të besueshëm për të përcaktuar përgjegjësitë”, tha ambasadori i Brazilit Maria Nazareth Farani Azevedo.

Rezoluta dënon “shtypjen dhe persekutimin e ushtruar në shkallë të gjerë” përmes përdorimit të forcës ndaj protestuesve paqësorë, mbylljen e mediave dhe keqpërdorim e ligjit.

Në rezolutë shprehet “shqetësim i madh për të paktën 6000 vrasje rezultat i një operacioni sigurie në republikën Bolivariane të Venezuelës që nga janari 2018 dhe sipas informacionit të analizuar, shumë nga këto vrasje mund të përbëjnë ekzekutime pa gjyq”- shrkuan voa. Rezoluta dënon ndalimet arbitrare dhe zhdukjet e kryera nga forcat e sigurisë, sikurse “Fuerzas de Acciones Especiales” (Forcat Speciale të Veprimit) të njohura si FAES si dhe grupet e armatosura civile pro-qeveritare.

Të paktën 3.7 milionë vetë në Venezuelë rezultojnë të “të kequshqyer” në kushtet e mungesës së theksuar të ushqimeve, vaksinave dhe qasjes tek kujdesi shëndetësor, thuhet gjithashtu në rezolutën e miratuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat