Xhihadistët sulmojnë një bazë amerikane në Somali

Amerika

Xhihadistët sulmojnë një bazë amerikane në Somali

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Xhihadistët e kanë sulmuar një bazë ushtarake të forcave amerikane në Somali. Banorët lokalë kanë thënë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme dhe të shtëna armësh në aeroportin “Baledogle”, në pjesën jugore të rajonit Shabelle.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi “Al Shabab”. Ata e përdorën një veturë bombë për ta shkatërruar portën hyrëse, ndërsa më pas i futën luftëtarët brenda bazës. Sidoqoftë, zyrtarët ushtarakë thanë se militantët janë detyruar të largohen.

“Pas thyerjes së perimetrit të bazës së mbrojtur me shumë forca, luftëtarët janë futur në kompleksin ushtarak dhe kanë zhvilluar luftime të ashpra”, thuhet në deklaratën e grupit të armatosur.

Kjo bazë, e cila ndodhet rreth 100 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Mogadishu, është vendqëndrim i forcave speciale amerikane dhe somaleze dhe paqeruajtësve ugandas.

Zyrtarët somalezë kanë thënë se ky grup i ka shpeshtuar sulmet në Mogadishu si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve ajrore.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, grupi “Al Shabab” e kontrollon një pjesë të madhe të territorit të Somalisë dhe ka aftësi të kryejë sulme të profilit të lartë përmes shfrytëzimit të sulmuesve vetëvrasës, mjeteve shpërthyese, mortajave dhe armëve të vogla, shkruan “BBC”, 

Xhihadistët e kanë sulmuar një bazë ushtarake të forcave amerikane në Somali. Banorët lokalë kanë thënë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme dhe të shtëna armësh në aeroportin “Baledogle”, në pjesën jugore të rajonit Shabelle.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi “Al Shabab”. Ata e përdorën një veturë bombë për ta shkatërruar portën hyrëse, ndërsa më pas i futën luftëtarët brenda bazës. Sidoqoftë, zyrtarët ushtarakë thanë se militantët janë detyruar të largohen.

“Pas thyerjes së perimetrit të bazës së mbrojtur me shumë forca, luftëtarët janë futur në kompleksin ushtarak dhe kanë zhvilluar luftime të ashpra”, thuhet në deklaratën e grupit të armatosur.

Kjo bazë, e cila ndodhet rreth 100 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Mogadishu, është vendqëndrim i forcave speciale amerikane dhe somaleze dhe paqeruajtësve ugandas.

Zyrtarët somalezë kanë thënë se ky grup i ka shpeshtuar sulmet në Mogadishu si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve ajrore.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, grupi “Al Shabab” e kontrollon një pjesë të madhe të territorit të Somalisë dhe ka aftësi të kryejë sulme të profilit të lartë përmes shfrytëzimit të sulmuesve vetëvrasës, mjeteve shpërthyese, mortajave dhe armëve të vogla, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat