E kafshon qeni në fermën e tezes, vajza e vogël përfundon në spital me 127 të qepura

Amerika

E kafshon qeni në fermën e tezes, vajza e vogël përfundon në spital me 127 të qepura

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 20:35
Vajza

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA-ve.

Një vajzë 9-vjeçare është kafshuar në fytyrë nga një qen labrador.

Allison përfundoi në spital me 127 të qepura në faqe dhe buzë, ku labradori e sulmoi duke i ngulur dhëmbët, raporton The Mirror, por fatmirësisht vajza i shpëtoi rrezikut për jetën.

Mamaja e saj tha se nuk kishte parë ndonjëherë gjë më të tmerrshme .

Ajo kishte shkuar te shtëpia e tezes së saj, por në një fermë, ndodhi sulmi i frikshëm ndaj vogëlushes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat