Protestat indigjene në Ekuador, 477 persona të arrestuar - Bota Sot
Protestat indigjene në Ekuador, 477 persona të arrestuar

Amerika

Protestat indigjene në Ekuador, 477 persona të arrestuar

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:19
Foto

Protestuesit indigjenë paralizuan rrugët rreth Ekuadorit dhe bllokuan një autostradë kryesore në kryeqytet të hënën në një ditë të pestë veprimi kundër masave shtrënguese të qeverisë që kanë shkaktuar trazirat më të këqija në vite, duke rezultuar në 477 arrestime, raporton Reuters.

Organizata indigjene ombrellë CONAIE tha se demonstratat do të vazhdojnë derisa Presidenti Lenin Moreno të tërheq masën e javës së kaluar për të eleminuar subvencionet e karburantit.

"Më shumë se 20,000 prej nesh do të arrijnë në Quito për të kërkuar që qeveria të rrëzojë dekretin," tha Presidenti CONAIE Jaime Vargas në një konferencë për shtyp, duke thënë se mobilizimi do të përkonte me një grevë kombëtare të planifikuar për të mërkurën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...