Hyn për të grabitur, në vend të kësaj hajduti bën veprimin e paimagjinueshëm: Puth gruan e moshuar

Amerika

Hyn për të grabitur, në vend të kësaj hajduti bën veprimin e paimagjinueshëm: Puth gruan e moshuar

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 07:36
Pamje nga videoja

Një grua e moshuar nga Brazili i ofroi  të gjitha paratë që kishte hajdutit i cili hyri në farmaci për të grabitur.

Sidoqoftë, ai bëri veprimin e papritur pasi nuk pranoi të merrte paratë nga gruaja e moshuar. Në vend të kësaj iu afrua dhe e puthi në ballë.

E moshuara, e cila jeton në shtëpinë pranë farmacisë, iu afrua hajdutit dhe i tha që mund t’i merrte paratë e saj.

Hajduti papritmas ia mbërtheu shpatullën, duke u përpjekur ta qetësonte, pastaj e puthi në ballë.

“Jo zonjë, nuk i dua paratë tuaja”, me këto fjalë iu drejtua ai të moshuarës.

Siç tha pronari i farmacisë, hajdutët vodhën 240 dollarë dhe disa mallra të tjera.

Vjedhja është raportuar dhe policia po kërkon të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat