Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë konfirmon presionin ndaj Ukrainës

Amerika

Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë konfirmon presionin ndaj Ukrainës

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 18:28
Mulvaney 

Shefi në detyrë i personelit të Shtëpisë së Bardhë po e tërheq komentin e djeshëm se Presidenti Donald Trump ngriu ndihmën ushtarake për Ukrainën për t’i bërë asaj presion që të hetojë demokratët dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Në një deklaratë të mëvonshme, zoti Mulvaney akuzon mediat se “keqinterpretuan” fjalët e tij, për të ndihmuar “gjuetinë e shtrigave” ndaj Presidentit Trump.

TEXT: Rrëfimi i zotit Mulvaney u bë pasi Presidenti Trump kishte mohuar prej javësh se pati ndonjë shkëmbim favoresh me Ukrainën.

“E bëjmë gjithë kohës në politikën e jashtme”, u shpreh zoti Mulvaney.

Presidenti Trump u pyet nëse ishte në dijeni se zoti Mulvaney pati pranuar se pati quid pro quo me Ukrainën.

“Nuk e dëgjova, por dikush më tha se foli shumë mirë”, tha Presidenti Trump.

Zoti Mulvaney u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se fondet për Ukrainën ishin vonuar për shkak të shqetësimeve të Presidentit Trump për korrupsionin në Ukrainë dhe dyshimet për përfshirje në piraterinë ruse ndaj emaileve të Komitetit Kombëtar Demokrat në vitin 2016.

Zoti Mulvaney qarkulloi një deklaratë në orët e vona të së enjtes, ku akuzon mediat se “keqinterpretuan” për të ndihmuar një “gjueti shtrigash politike dhe të njëanshme” ndaj Presidentit Trump.

Ekipi ligjor i Presidentit u distancua nga zoti Mulvaney. Avokati i Presidentit, Jay Sekulow, tha se nuk ishin përfshirë me shfaqjen përpara mediave të zotit Mulvaney./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat