Rick Perry thotë se dorëheqja e tij nuk ka lidhje me Ukrainën

Amerika

Rick Perry thotë se dorëheqja e tij nuk ka lidhje me Ukrainën

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 18:42
Rick Perry

Sekretari për energjinë Rick Perry tha të premten se debatet lidhur me Ukraninën nuk kanë asnjë lidhje me dorëheqjen e tij. Ai shtoi gjithashtu se nuk e di ende nëse do të bashkëpunojë me Dhomën e përfaqësuesve në hetimet që mund të çojnë në procesin për shkarkimin e presidentit.

Largimi i zotit Perry u njoftua nga Presidenti Donald Trump të enjten. Ai e gjen veten të ngërthyer në hetimet që po zhvillon Kongresi nëse Presidenti Trump ngriu në mënyrë të pajustifikueshme rreth 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, si formë presioni ndaj Kievit që të niste hetimet ndaj kundërshtarit të tij politik.

"Nuk ka asnjë lidhje me Ukrainën" tha zoti Perry rreth largimit të tij të planifikuar gjatë një interviste në Fox News, duke shtuar se do të kthehej në Teksas për atë që e quajti "aventurën e radhës në jetën e tij".

Javën e kaluar tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga demokratët, të cilët po udhëheqin hetimet i dërguan zotit Perry një kërkesë zyrtare që të dorëzojë brenda të premtes dokumente në lidhje me çdo rol që ai luajtur në përpjekjen e dyshuara të zotit Trump për t’i bërë presion Ukrainës. I pyetur nëse ai do t’i dorëzojë dokumentet brenda afat të caktuar, zoti Perry ia kaloi përgjëgjsinë ekipit të tij juridik. Ai tha se deri në fund të ditës pret të marrë përgjigje nga konsulenti ligjor duke shtuar “unë do të ndjek udhëzimet e konsulentit,"tha Perry.

Hetimet përqendrohen mbi dyshimet se zoti Trump i ka bërë presion Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy në një telefonatë të 25 korrikut për të hetuar pretendimin e tij e ish zv/Presidenti Joe Biden, një pretendent kryesor democrat për zgjedhjet e vitit 2020, në mënyrë të papërshtatshme u përpot të ndihmonte interesat e biznesit të të birit në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat