Koment: Seancë hetimore pa fund - Bota Sot
Koment: Seancë hetimore pa fund

Amerika

Koment: Seancë hetimore pa fund

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 11:57
Seanca dëgjimore publike, George Kent dhe William Taylor

Seanca e parë dëgjimore publike lidhur me hetimet mbi presidentin amerikan Donald Trump, nëse ai ka abuzuar me detyrën, nuk solli ndonjë të re për hetimin, e ishte më shumë një maratonë, mendon Carla Bleiker.

Janë shumë të qarta frontet që i ndajnë partitë amerikane në çështjen e "impeachment" - procedurës hetimore për të verifikuuar abuzimin me postin me pasojë shkarkimin e presidentit, Donald Trump. Kjo u duk qartë në seancën e parë dëgjimore publike të mërkurën. Adam Schiff, kryetari i komisionit hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me sjelljen e presidentit në aferën e Ukrainës, tha. "Nëse kjo sjellje nuk e justifikon largimin nga posti, atëherë çfarë lloj sjelljeje tjetër do ta bënte këtë?"

Devin Nunes, anëtari më i lartë republikan në komisionin hetimor, përkundër kësaj u shpreh se "gënjeshtra e procedurës hetimore" është "fushatë e inskenuar me kujdes nga mediat" kundër presidentit. Pra, gjithçka si më parë. Seanca publike e dy dëshimtarëve të parë ka ndryshuar mendimin e vetëm pak përkrahësve të Trumpit dhe kundërshtarëve të tij. Në një kohë që të dyja palët u përpoqën shumë. Rreth 6 orë zgjati seanca dëgjimore, gjatë së cilës ambasadori i përkohshëm amerikan në Ukrainë, William Taylor dhe George Kent, diplomat në Departamentin e Shtetit dhe ekspert i Ukrainës i dhanë përgjigje pyetjeve të anëtarëve të komisionit hetimor, avokatëve të demokratëve dhe republikanëve. 6 orë- dy herë më gjatë se fimi me superheronjtë Avengers, por me më pak "action". Edhe ata që e ndjekin me entuziazëm politikën, dikur i zuri gjumi. E kush nuk ishte i informuar mirë më parë, se çfarë ka biseduar Trump me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Selenskyj, kush nuk e njihte Giulianin, Yovanovitch-n dhe Sondland-in e kush ishte për çfarë -kishte pak shanse të kuptonte fjalimet hapëse të të dy dëshmitarëve.

Ambasadori i dëshpëruar

Nuk dolën shumë të reja nga hetimi, por në prezantimin e Bill Taylor, një diplomat me përvojë dhe ambasador në Ukrainë, në kohën e presidentit George W. Bush, kishte diçka dëshpëruese. Taylor raportoi, se si para fillimit të mandatit në qershor 2019, pati konfirmim nga ministri i Jashtëm, Mike Pompeo, se nuk ka për të ndryshuar mbështetja amerikane për Ukrainën. Se si ditë pas ditë rritej shqetësimi, kur duhej të kuptonte, se qeveria e vendit të tij i anashkalonte kanalet diplomatike, -siç tha ai-dhe ishte tanimë e gatshme të ndihmonte, nëse Selenskyj do të bënte publike në televizion hetimet kundër djalit të Joe Biden, Hunter.

Image
Carla Bleiker

Deklarata e Taylor është e rëndë, sepse bëri të qartë: Këtu nuk flet një kundërshtar i zemëruar i Trumpit apo ndonjë demokrat, por një diplomat me përvojë, i shokuar nga sjellja e qeverisë së tij dhe që në një moment të caktuar nuk mund t'u jepte dot përgjigje pyetjeve të partnerëve të tij ukrainas.

Gjithçka me të dëgjuar...

Pika kryesore e kritikave të republikanëve ishte që të dy dëshmitarët, asnjëherë nuk kanë folur personalisht me presidentin Trump dhe se një pjesë e deklaratave të tyre ishin thjesht me të dëgjuar. Informacionet pra nuk janë të besueshme, në fund të fundit, personat që kanë four me Taylor apo Kent mund të kenë gabuar ose madje gënjyer.

Ky argument në vështrim të parë bindës, e humbet çdo lloj fuqie bindëse, nëse kujton, se administrata e Trumpit, shumë dëshmitarëve, që me gjasë mund të kenë pasur informata të dorës së parë, ua ka ndaluar deklarimin në seancat dëgjimore të hetimeve. Një deputet demokrat pas ankesave të republikanëve propozoi, që Trump vetë mund të dalë para komisionit. "Ai vetë mund ulet pikërisht aty (në bankën e dëshmitarit)" tha ai me ironi.

Por kjo nuk ka për të ndodhur. Në vend të kësaj, komisioni vazhdon të premten me dëgjimin e dëshmisë së Maria Yovanovitch, ambasadoren amerikane në Ukrainë të papëlqyer nga Trump, e cila u shkarkua nga posti në verë. Pas seancës dëgjimore të mërkurën, ajo vetëm mund të shpresojë që të qëndrojë më pak se 6 orë para komisionit./DW/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat