Momenti kur sulmuesit në Jersey plagosin një polic amerikan

Amerika

Momenti kur sulmuesit në Jersey plagosin një polic amerikan

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 15:33
Foto

Një polic amerikan, tre civilë të pafajshëm dhe dy të dyshuar janë qëlluar për vdekje, pas të shtënave disa orëve mes njësisë elitare SWAT dhe sulmuesve në një market në qytetin Jersey të SHBA-ve.

Detektivi Joseph Seals, 39-vjeç është qëlluar dhe vrarë të martën nga dy të dyshuarit e paemëruar, të cilët më pas kishin vjedhur një veturë dhe vrarë tre civilë në një market, ku u zhvilluan të shtënat mes tyre dhe policisë që në fund arritën t’i neutralizojnë sulmuesit.

Videoja amatore e filmuar nga një kalimtar rasti, shfaq një polic të plagosur nga të shtënat që vinin nga një veturë brenda të cilës ishin sulmuesit.

Ndërkaq dy policë tjerë Ray Sanches dhe Mariela Fernandez kishin mbetur të plagosur në një zonë të papërshtatshme ku fluturonin plumbat në të katër anët.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat