Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi një aeroplan u rrëzua në Luiziana

Amerika

Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi një aeroplan u rrëzua në Luiziana

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Shumë njerëz raportohet se kanë vdekur pasi një aeroplan me gjashtë persona në bord u rrëzua në Luiziana.

Avioni zbriti pranë një zyre postare dhe Walmart në rrugën Feu Follet në Lafayette.

KPEL raporton se pesë persona kanë vdekur, një person ka pësuar djegie të rëndë dhe një kalimtar është plagosur.

Banori lokal dhe dëshmitari okular Kevin Jackson i tha: ”Unë kam qenë jashtë para përplasjes. Vura re se aeroplani ishte ulët dhe kishte shumë tymë”.

”E dija se diçka ishte e keqe. Pastaj u rrëzua dhe bëri një shpërthim masiv”.

Jackson tha derisa aeroplani po e godiste makinën aty diksuh po bërtiste.

Policia është duke e hetuar rastin dhe po kontrollon për persona të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat