Amerikani i droguar harron ta fusë djalin në veturë, e shkel dhe e mbyt më pas

Amerika

Amerikani i droguar harron ta fusë djalin në veturë, e shkel dhe e mbyt më pas

Më: 25 janar 2020 Në ora: 10:39
Jesse Bullarg dhe Isaac Bullard

Policia amerikane njoftoi se një burrë kishte harruar ta fuste në veturë djalin e vet njëvjeçar në kohën kur ishte nën ndikimin e substancave narkotike. Më pas, ai e shkeli fëmijën me veturë, duke e lënë të vdekur.

Vogëlushi Jesse Bullarg u godit për vdekje nga babai Isaac Bullard, 38 vjeç, përderisa donte ta dërgonte te një kujdestare në Kolorado.

Burri është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje. Nëna e fëmijës tha se atë e kishin të veçantë, sepse ishte lindur pas një kohe të gjatë.

Në një intervistë, nëna e djalit të vdekur e akuzoi rëndë partnerin, duke thënë se dënimi me vdekje është shumë i mirë për të.

“Ende ndiej shumë dhimbje fizike dhe emocionale. Zemra ime tash është në parajsë. Ai djalë është e tërë bota ime e jetën ia mori Isaac-u”, tha ajo.

Babai i viktimës është akuzuar për vozitje nën ndikimin e substancave të ndaluara, vozitje të pakujdesshme me pasojë vdekjen, shkruan “Metro UK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat