Rritet rreziku në SHBA nga coronavirusi, konfirmohet rasti i pestë i prekur nga virusi vdekjeprurës

Amerika

Rritet rreziku në SHBA nga coronavirusi, konfirmohet rasti i pestë i prekur nga virusi vdekjeprurës

Më: 27 janar 2020 Në ora: 00:31
Foto

Një rast i pestë i coronavirusit në SHBA është konfirmuar pasi dy pacientë të rinj u testuan dhe dolën pozitivë në Kaliforni dhe një pacient i testuar pozitiv në Arizona.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se të dy pacientët në Kaliforni, një në Orange County dhe i dyti në qarkun Los Angeles, kohët e fundit ishin kthyer nga epiqendra e shpërthimit në Wuhan, Kinë.

Zyrtarët konfirmuan një rast të pestë në Maricopa County, në Arizona. Asnjë informacion tjetër nuk ishte i disponueshëm për atë pacient.

Dy raste të tjera u konfirmuan më parë në Chikago dhe Snohomish County, Uashington, ndërsa Kanadaja konfirmoi rastin e saj të parë të shtunën në Toronto.

Departamenti i Shëndetit Publik i qarkut në Los Anxhelos tha që personi i infektuar u paraqit për testim pasi nuk ndjehej mirë, dhe se “aktualisht po marrin trajtim mjekësor”.

“Nuk ka kërcënim të menjëhershëm për publikun e gjerë, nuk kërkohen masa paraprake të veçanta”, tha Departamenti i Shëndetit Publik.

Los Anxhelos County është e përgatitur mirë për të menaxhuar rastet dhe rastet e dyshuara të coronavirusit të ri.

Barbara Ferrer, Drejtoreshë e Shëndetit Publik tha që mjekët dhe shkencëtarët ishin ende duke mësuar rreth virusit vrasës.

“Për shkak se coronavirusi është i ri, ne po mësojmë më shumë çdo ditë për modelet e transmetimit dhe periudhat e inkubacionit. Ne do t’i mbajmë të gjithë të informuar pasi më shumë informacione të bëhen të disponueshme. Rreziku i transmetimit të coronavirusit në L. A County mbetet i ulët”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat