Vdekja e paparitur dhe tragjike e legjendës së NBA, Kobe Bryant, ka sjellë edhe reagimin e presidentit të SHBA, Donald Trump.
Përmes një postimi në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë tregon tronditjen e tij nga lajmi që shokoi mbarë botën.
“Raportimet thonë se, basketbollisti I madh Kobe Bryant dhe tre persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me helikopter në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm”, shkruan Trump në llogarinë e tij në Twitter.
41-vjeçari Bryant humbi jetën ditën e sotme në Kaliforni pas helikopteri me të cilin udhëtonte u përplas në një kodër pranë qytetit. Bashkë me të humbi jetën edhe një nga 3 vajzat e tij, Gigi 13-vjeçare dhe tre pjesëtarë të tjerë pjesëtarë në bord me ish yllin e LA Lakers.