SHBA mund t’i tërheqë trupat nga Afganistani për 14 muaj pas marrëveshjes me talibanët

Amerika

SHBA mund t’i tërheqë trupat nga Afganistani për 14 muaj pas marrëveshjes me talibanët

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s do të tërheqin të gjithë trupat e tyre nga Afganistani në 14 muaj nëse talibanët mbështesin angazhimet e tyre nën një marrëveshje që do të nënshkruhet shpejt, thonë zyrtarët.

Njoftimi erdhi në një deklaratë të përbashkët SHBA-Afganistan të lëshuar në Kabul.

Marrëveshja, që do të nënshkruhet në Katar sot më vonë, ka për qëllim hapjen e rrugës drejt paqes në Afganistan pas më shumë se 18 vjet konflikti.

Bisedimet midis qeverisë afgane dhe talibanëve do të pasojnë pas kësaj marrëveshje.

“Koalicioni do të përfundojë tërheqjen e forcave të tyre të mbetura nga Afganistani brenda 14 muajve pas shpalljes së kësaj deklarate të përbashkët dhe marrëveshjes SHBA-Talibanë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga SHBA dhe Afganistan.

SHBA pushtuan Afganistanin disa javë pas sulmeve të shtatorit 2001 nga grupi al-Kaeda me qendër në Afganistan, shkruan BBC.

Më shumë se 2400 trupa amerikane janë vrarë gjatë konfliktit. Rreth 12,000 janë akoma të vendosur në vend. Presidenti Trump ka premtuar se do t’i japë fund konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat