Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA, Trump ka vetëm një këshillë për amerikanët

Amerika

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA, Trump ka vetëm një këshillë për amerikanët

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 21:07
Donald Trump

Një grua rreth të 50-ave është konfirmuar si person ii parë që ka humbur jetën nga koronavirusi në SHBA.

Zyrtarët në Uashington thanë sot se janë identifikuar raste të reja të personave të prekur, përfshirë pacientin që humbi jetën.

Ndërkohë në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i SHBA-ve Donald Trump, tha se pacientja ishte e sëmurë dhe risku për të vdekur pas infektimit ishte i lartë.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, Trump bëri thirrje për qetësi, pasi sipas tij “përhapja e virusit është e pashmangshme”.

“Janë shtuar rastet në SHBA, por individët e shëndetshëm të mos shqetësohen sepse në rast infektimi do të jenë në gjendje të rikuperohen”, tha Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat