Infermierja publikon videon: Edhe nëse mbani doreza, koronavirusi përhapet me shpejtësi

Amerika

Infermierja publikon videon: Edhe nëse mbani doreza, koronavirusi përhapet me shpejtësi

Më: 6 prill 2020 Në ora: 21:19
Ilustrim

Higjiena personale është një prej këshillave më të rëndësishme që jepen për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Kur bëjnë pazare, pjesa më e madhe e njerëzve pajisen me maska dhe doreza, si dhe respektojnë distancimin social.

Por ka diçka që nuk shkon. Ish-infermierja Molly Lixey nga Michigani, ShBA tregoi se çfarë i bëri përshtypje kur shkoi për të bërë pazar në një ushqimore.

Në një video të shkurtër, Lixey zbuloi se sa shpejt përhapet virusi në një dyqan, edhe nëse keni veshur dorezat. Aty tregohet se nuk ka asnjë efekt nëse nuk lahen duart.

"Tmerrohem kur mendoj se njerëzit ndihen të sigurt sepse kanë veshur një palë doreza dhe nuk i shkon në mendje se edhe me doreza mund të dëmtojnë veten apo të tjerët. Me doreza prekim letra higjienike dhe gjithçka tjetër në supermarket. Më pas prekim celularin për të shkruar një mesazh apo për të bërë një telefonatë. E di që njerëzit kanë frikë dhe do të bënin gjithçka për të mbrojtur veten, por duhet të dinë të mbrohen siç duhet. Nuk ka kuptim të veshësh doreza nëse nuk lan duart sa herë që prek diçka”, shpjegoi infermierja në video, raporton CNN.

Në pamjet që realizoi duket se si përhapet virusi në të gjithë fytyrën dhe trupin, por njerëzit mendojnë se e kanë larguar vetëm sepse heqin dorezat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat