New York, situata drejt normalizimit

Amerika

New York, situata drejt normalizimit

Më: 16 prill 2020 Në ora: 06:24
Ilustrim

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo ka thënë se ndonëse ky shtet ende është duke u përballur me virusin, banorët kanë treguar “se mund ta ndryshojnë lakoren”. Numri total i pacientëve të shtrirë dhe vdekjeve është duke rënë.

Një ditë më parë është raportuar për 752 viktima si pasojë e sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi. Cuomo ka treguar se si do të duket rihapja e Nju Jorkut. “Do të ketë rritje të ngadalshme të aktivitetit ekonomik në përputhje me standardet për shëndetin publik”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje sërish për strategji kombëtare. Cuomo po ashtu ka bërë të ditur një urdhër ekzekutiv që detyron banorët të mbulojnë gojën dhe hundën në vendet ku është e pamundshme mbajtja e distancës fizike, sikurse në mjetet e transportit. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 614,482 persona të prekur dhe 27,085 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

Nju Jorku mbetet epiqendra e përhapjes së këtij virusi në SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat