Trump urdhëron Marinën të shkatërrojë anijet luftarake iraniane

Amerika

Trump urdhëron Marinën të shkatërrojë anijet luftarake iraniane

Më: 22 prill 2020 Në ora: 16:29
Ilustrim

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar Marinën të shkatërrojë të gjitha anijet patrulluese iraniane që ndërhyjnë me ato të SHBA-së.

“Unë urdhërova Marinën e SHBA që të shkatërrojë të gjitha anijet patrulluese iraniane nëse ato shqetësojnë anijet tona në det”, njoftoi Trump në Twitter sot.

Javën e kaluar, u shfaq një video ku shihej se anijeve luftarake amerikane i afroheshin anije të vogla iraniane në brigjet e Kuvajtit.

Garda Revolucionare konfirmoi se ata kishin hasur në anije amerikane në Gjirin Persik, por nuk deklaruan nëse kishte ndonjë incident.

Trump nuk dha detaje për urdhrin e tij në njoftim, dhe Shtëpia e Bardhë nuk është deklaruar zyrtarisht.

Tweet-i i Trump u bë publik pasi Garda Revolucionare e Iranit njoftoi këtë mëngjes se sateliti i parë ushtarak i Iranit ishte nisur në orbitën e Tokës.

Ekspertët thonë se sateliti mund të ndihmojë Iranin të zhvillojë raketa balistike ndërkontinentale, ndërsa tensionet po rriten midis SHBA dhe Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat