SHBA, 70 të vdekur nga Covid-19 në një shtëpi të moshuarish

Amerika

SHBA, 70 të vdekur nga Covid-19 në një shtëpi të moshuarish

Më: 30 prill 2020 Në ora: 06:38
Ilustrim

Vazhdon të rritet numri i personave të vdekur dhë të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën. Në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 70 pacientë në një shtëpi të moshuarish kanë vdekur nga Covid-19.

Lajmi u bë publik nga autoritetet shëndetësore në SHBA. Raportet tregojnë se në shtëpitë e të moshuarve ka një numër të lartë të përhapjes dhe të vdekjeve nga koronavirusi.

Mësohet se shtëpitë e të moshuarve në SHBA, por edhe në vende të tjera të botës kanë një numër të lartë të infektuarisht me Covid-19. Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë se 1.1 milion të raste, duke qenë vendi më i prekur në botë nga virusi vdekjeprurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat