Adoleshenti përdhunon kushërirën e vogël dhe e lë shtatzënë

Amerika

Adoleshenti përdhunon kushërirën e vogël dhe e lë shtatzënë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 06:28
Norvin Leonidas Lopez-Cante

Një djalë i mitur ka abuzuar seksualisht me kushërirën e tij vetëm 11 vjeçe duke e lënë edhe shtatzënë.

Ngjarja që përfshin përdhunimin dhe incestin ka ndodhur në raporton noa.al duke cituar mediat lokale.

Autori i këtij krimi është 17 vjeçari Norvin Leonidas Lopez-Cante që shikoni në foto.

Gjithçka ka ndodhur në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe fëmija i kësaj shtatzënie ka ardhur në jetë pasi 11 vjeçarja e lindi atë në vaskën e banjës së shtëpisë

Fëmija u dërgua në spital për kujdes mjekësor.

Ekspertiza nxori se e mitura ishte përdhunuar disa herë. Është e paqartë se si fëmija e mbajti shtatzëninë pa e mësuar prindërit e saj.

Adoleshenti u arrestua nga policia më 16 shkurt 2020. Po ashtu u prangos dhe babai i tij.

Sot, mediat amerikane raportuan se në procesin penal të nisur ndaj tij, 17 vjeçari tregoi se kryente marrëdhënie seksuale prej disa muajsh, dy herë në javë dhe në total rreth 100 herë. Kurse i ati tha se nuk e dinte se çfarë bënte i biri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat