Meksika vetëm gjatë fundjavës ka raportuar 3,500 raste të reja nga coronavirusi

Amerika

Meksika vetëm gjatë fundjavës ka raportuar 3,500 raste të reja nga coronavirusi

Më: 11 maj 2020 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Meksika ka raportuar rritje të infeksioneve të coronavirusit gjatë fundjavës, me të paktën 3,500 raste të reja të konfirmuara që nga e shtuna, ndërsa numri i përgjithshëm u rrit në 35 mijë.

Sipas mediave të huaja, vetëm të dielën, ministria e shëndetësisë në Meksikë konfirmoi 1,562 raste të reja me COVID-19, dhe 112 të vdekur.

“Fatkeqësisht deri më tani 3,465 persona kanë humbur jetën nga COVID-19”, tha Dr. Hugo Lopez-Gatell, zëvendësministri i shëndetësisë në Meksikë.

Ai u tha banorëve që të kërkojnë ndihmë paraprake mjekësore, e sidomos ata që janë mbi moshën 60 vjeçare ose kanë sëmundje ekzistuese.

Ndërkaq ditë më parë është raportuar se pacientët me coronavirus në Mexio City ishin duke u larguar nga spitlet për shkak të mbipopullimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat