Ekspertët e SHBA-së thonë se coronavirusi nuk transmetohet lehtë nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve - Bota Sot
Ekspertët e SHBA-së thonë se coronavirusi nuk transmetohet lehtë nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve

Amerika

Ekspertët e SHBA-së thonë se coronavirusi nuk transmetohet lehtë nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve

Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:51
Foto Ilustrim

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, ka njoftuar se coronavirusi nuk përhapet lehtë nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve.

Sipas mediave të huaja, megjithëse në udhëzimet e mëparshme u deklarua se njerëzit mund të infektohen lehtë me coronavirus nga sipërfaqet e kontaminuara, agjencia shëndetësore nuk e konsideron më si një mënyrë parësore të përhapjes së virusit.

Agjencia shtoi se coronavirusi nuk transmetohet me lehtësi nga prekja e sipërfaqeve ose e objekteve.

Sidoqoftë njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi shkencëtarët po punojnë që ta zbulojnë më gjerë se si përhapet virusi, paralajmëron CDC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat