Studimi:Ilaçi që sugjeron Trump për Covid-19 rrit rrezikun e vdekshmërisë

Amerika

Studimi:Ilaçi që sugjeron Trump për Covid-19 rrit rrezikun e vdekshmërisë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:06
Foto Ilustrim

Sipas studimit të fundit të publikuar sot në revistën mjekësore “The Lancet”, pacientët me Covid-19 që janë trajtuara me hidroklorikinë dhe klorokinë kanë rrezik më të lartë të vdekshmërisë dhe rrezik për të zhvilluar aritmi në zemër, shkruan CNN.

Studiuesit kanë analizuar të dhëna nga më shumë se 96,000 pacientë me Covid-19 nga gjithsej 671 spitale.

Rreth 15,000 pacientë janë trajtuar me ilaçet anti-malaria, hidroklorikinë dhe klorikinë të kombinuara me antibiotikë.

Këto terapi sipas studimit kanë shfaqur rrezik më të lartë të vdekjes.

Një në 5 pacientë të trajtuar me klorikinë në kombinim me antibiotik ka ndërruar jetë, kurse rreth çdo i katërti pacient i trajtuar me hidroklorikinë në kombinim me antibiotik gjithashtu ka ndërruar jetë.

“Studimet e mëparshme në shkallë të vogël nuk kanë arritur të identifikojnë prova të forta për përfitime, ende nuk janë mbyllur të gjitha rastet”, tha bashkëpunëtori i studimit Dr. Frank Ruschitzka duke shtuar se “megjithatë, tani  nga studimi ynë e dimë  se shansi që këto ilaçe të përmirësojnë gjendjen me Covid-19 janë mjaft të ulëta”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump disa herë ka përsëritur qëndrimin e tij se hidroklorikina është ilaç potencial për Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat