Ushtria amerikane kryen me sukses testimin e armës laserike, e projektuar për të shkatërruar dronët në ajër

Amerika

Ushtria amerikane kryen me sukses testimin e armës laserike, e projektuar për të shkatërruar dronët në ajër

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:22
Foto Ilustrim

Luftanija e marinës amerikane ka kryer me sukses testimin e armës së re laserike, që prodhon sasi të madhe të energjisë elektrike e cila mund të shkatërrojë fluturaket në ajër, raporton CNN.

Fotografitë dhe videot e publikuara nga marina amerikane, shfaqin transportuesin amfib USS Portland duke kryer testimin e armës që shkatërron fluturaket në veçanti dronët.

Në video shfaq arma laserike e cila nga luftanija qëllon dronin i cili më pas shpërthen në ajër. Në anën tjetër marina amerikane nuk ka dhënë specifika të lokacionit, duke pranuar vetëm që ka ndodhur diku në Paqësor më 16 maj.

Gjithashtu nuk është zbuluar fuqia e saktë e armës, por një raport i vitit 2018 i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike kishte njoftuar se kjo armë laserike pritet të gjeneroj 150 kilowatt energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat