Gjyshja ikën të luajë bixhoz, fëmija 5 vjeç vdes nga i nxehti brenda në makinë - Bota Sot
Gjyshja ikën të luajë bixhoz, fëmija 5 vjeç vdes nga i nxehti brenda në makinë

Amerika

Gjyshja ikën të luajë bixhoz, fëmija 5 vjeç vdes nga i nxehti brenda në makinë

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 16:00
Maddox Ryan Durbin

Gjyshja e braktis brenda makinës në diell për gjashtë orë, vogëlushi gjen vdekjen.

5-vjeçari Maddox Ryan Durbin, u mbyll brenda në makinë nga gjyshja e tij në Harrah, të Oklahoma, SHBA, e cila shkoi të luante bixhoz në një kazino, për ta gjetur në kthim të vdekur.

50-vjeçarja u akuzua për vrasjen e nipit të saj dhe në seancën e të premtes që lamë pas u dënua me 17 vite burg.

Gruas Alanna Jean 50 vjeç, i ishte lënë fëmija në kujdestari nga prindërit, por ajo e neglizhoi.

Trupi i pajetë i foshnjës u pikas nga kalimtarë të rastit, por pavarësisht lajmërimit të ndihmës së shpejtë gjeti vdekjen.

Gjyshja, pasi u mor në pyetje, pranoi në gjykatë se e kishte braktisur nipin, atë ditë vere të vitit 2018.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat