Mbesa e presidentit Trump shkruan libër tronditës për familjen e tij: Njeriu më i rrezikshëm në botë

Amerika

Mbesa e presidentit Trump shkruan libër tronditës për familjen e tij: Njeriu më i rrezikshëm në botë

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 17:21
Donald Trump

Detaje të reja kanë dalë prej librit të mbesës së Donald Trumpit, për të cilin botuesi thotë se do të “shpjegojë pse xhaxhai i saj u bë njeriu që po kërcënonte shëndetin e botës, sigurinë ekonomike dhe fabrikimin social”.

Sipas tij, libri do të përshkruajë “makthin e traumave, marrëdhënieve destruktive, dhe kombinimin tragjik të neglizhencës dhe të abuzimit” që shpjegojnë brendësinë e “njërës prej familjeve më të pushtetshme dhe jofunksionale të botës”.

Libri quhet “Tepër Shumë dhe Kurrë mjaftë: Si familja ime e krijoi burrin më të rrezikshëm në botë”, dhe planifikohet që të dalë në shitje prej muajit korrik, shkruan The Guardian.

Sipas njoftimit të botuesit, Mary L. Trump, e mbesa e presidentit amerikan që është edhe psikologe e trajnuar klinike “do të hedhë dritë mbi historinë e errët të familjes së tyre” dhe do të ofrojë “një portret zbulues e autoritativ të Donald Trumpit dhe të familjes toksike që e krijoi atë”.

Mary Trump u raportua se ishte burimi kryesor i mbulimit të New York Times për aferën e taksave të familjes, një mbulim mediatik ky që arriti të fitonte çmimin Pulitzer për gazetari.

I vëllai i Donald Trumpit dhe babai i Mary L Trump, e kishte lënë biznesin familjar dhe kishte vdekur në vitin 1981, në moshën 42 vjeçare, shkaku i problemeve me zemër që vinin prej alkoholizmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat