SHBA për 24 orë shënon rritje të madhe me raste COVID-19

Amerika

SHBA për 24 orë shënon rritje të madhe me raste COVID-19

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:58
Foto Ilustrim

Shtetet e Bashkuara raportuan 40.598 raste të reja të koronavirusit dhe 2,430 vdekje të enjten, sipas Universitetit Johns Hopkins – rritja më e madhe ditore në rastet gjatë pandemisë.

Totali i vendit tani arrin në 2,422,091 raste dhe 124.410 vdekje, sipas të dhënave nga JHU , raporton Cnn.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

New Jersey shtoi një numër të madh të vdekjeve të mundshme të lidhura me koronavirusin në raportin e saj të enjten, duke e bërë atë një nga shtetet më të goditura, pas New York dhe California.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat