Rastet në SHBA/ Fauci: Po përballemi me një problem serioz

Amerika

Rastet në SHBA/ Fauci: Po përballemi me një problem serioz

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 18:22
Anthony Fauci

Pasi 16 vende raportuan rritje të rasteve nga koronavirusi, eksperti i lartë për sëmundje infektive në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci, thotë se SHBA po përballet me një “problem serioz”.

Ndërsa ekspertët e shëndetësisë në SHBA, thonë se duhet punuar më shumë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, nënkryetari i shtetit, Mike Pence, thotë se vendi ka bërë progres për sa i përket pandemisë.

Ndërkohë, vetëm të premten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 40 mijë raste të reja nga coronavirusi, rritje kjo rekorde brenda 24 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat