Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për ndëshkimin e personave që dëmtojnë monumentet - Bota Sot
Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për ndëshkimin e personave që dëmtojnë monumentet

Amerika

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për ndëshkimin e personave që dëmtojnë monumentet

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 07:31
Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit do të dënohen të gjithë ata që tentojnë të shkatërrojnë monumentet historike e kulturore në vend.

Sipas vendimit, çdokush që dëmton një monument publik do të ndiqet “në shkallën më të lartë të ligjit”.

Një numër i monumenteve në Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar që nga vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd, ku protestuesit shfaqën zemërim të madh përmes protestave.

Presidenti, përmes Twitter njoftoi se ka anuluar udhëtimin e tij në Nju Xhersi dhe po qëndron në Uashington për të siguruar se rendi dhe ligji po zbatohen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat