Edhe pse rezultoi pozitiv në testin e COVID-19, presidenti brazilian heq maskën para gazetarëve për t’iu treguar se “është mirë” - Bota Sot
Edhe pse rezultoi pozitiv në testin e COVID-19, presidenti brazilian heq maskën para gazetarëve për t’iu treguar se “është mirë”

Amerika

Edhe pse rezultoi pozitiv në testin e COVID-19, presidenti brazilian heq maskën para gazetarëve për t’iu treguar se “është mirë”

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:19
Jair Bolsonaro

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit. Ai më parë vazhdimisht kishte kritikuar zyrtarët shëndetësorë që bënin apel për kujdes, madje e cilësonte COVID-19 si një grip të lehtë, shkruan Guardian.

Gjatë një konference për media, nuk ka hezituar ta heq maskën mbrojtëse nga fytyra edhe pse ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai pranoi se i është nënshtruar testit – të katërtit me radhë, pasi kishte pasur simptoma të coronavirusit përfshirë temperaturë të lartë.

Pasi pranoi se ka rezultuar pozitiv, iu drejtua media duke u larguar disa hapa mbrapa për ta hequr maskën për t’iu treguar se kinse “nuk ka asgjë”.

“Shikoni fytyrën time”, tha Bolsonaro kur hoqi maskën para gazetarëve. Ai më pas e vendosi sërish dhe vazhdoi duke thënë se po ndihet mirë.

“Falënderoj të gjithë që luten për mua, që më përkrahin. Falë Zotit, ndihem mirë”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat