SHBA, fëmija 4 vjeç qëllon dhe vret aksidentalisht vëllanë 2-vjeçar - Bota Sot
SHBA, fëmija 4 vjeç qëllon dhe vret aksidentalisht vëllanë 2-vjeçar

Amerika

SHBA, fëmija 4 vjeç qëllon dhe vret aksidentalisht vëllanë 2-vjeçar

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 20:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një fëmijë 4 vjeç ka vrarë aksidentalisht vëllanë 2 vjeç në Tenesse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tragjedia ka ndodhur në shtëpi, në praninë e prindërve që e kanë dërguar menjëherë të voglin në spital, në Bristol Medical Center, ku ka ndërruar jetë pak më vonë.

Policia po mundohet të kuptojë dinamikën e ngjarjes dhe të kuptojë sesi vëllai i madh ka mund të vihet në zotërim të një arme të mbushur.

Në Bristol Medical Center është njoftuar menjëherë policia kur kanë parë të mbërrijë një fëmijë 2 vjeç me një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri: i vogli, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vdekur para mbërritjes së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat