Numri i të prekurve nga coronavirusi në SHBA rritet në 4.5 milionë

Amerika

Numri i të prekurve nga coronavirusi në SHBA rritet në 4.5 milionë

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:50
Vlen të ceket që SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e coronavirusit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportuan të premten 67 mijë raste të reja nga coronavirusi, si dhe 1,259 viktima.

Sipas medieve të huaja, numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA u rrit në 4.5 milionë, kurse deri më tani janë shënuar rreth 153 mijë të vdekur.

Vlen të ceket që SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e coronavirusit.

Sëmundja e COVID-19 e cila shpërtheu në Wuhan të Kinës në dhjetor, ka lënë të vdekur botërisht rreth 680 mijë persona, kurse ka infektuar 17.6 milionë njerëz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat