E infektuar me koronavirus, gruaja gënjen estetisten dhe shkon të bëjë thonjë! Historia bëhet virale - Bota Sot
E infektuar me koronavirus, gruaja gënjen estetisten dhe shkon të bëjë thonjë! Historia bëhet virale

Amerika

E infektuar me koronavirus, gruaja gënjen estetisten dhe shkon të bëjë thonjë! Historia bëhet virale

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 08:26
Gruaja me koronavirus

Një grua nga SHBA ka rezultuar pozitive me koronavirus, por kjo gjë nuk e ndaloi të shkonte në një sallon bukurie për të bërë thonjtë.

Ajo ka rezervuar dhe ka lënë orarin me një estetiste. Kur është pyetur nëse është infektuar apo ka kaluar koronavirusin, gruaja e ka gënjyer duke i thënë se ka qenë dikur e infektuar dhe tani është shëruar.

Estetistja e revoltuar pasi e ka kuptuar se ishte e infektuar, është revoltuar dhe ka postuar bisedën në rrjetet sociale.

Image

Edhe pse e fshiu pak më vonë, kjo bisedë u bë virale. Në mesazhin që gruaja i kishte dërguar estetistes shkruhej: Ndihem shumë keq që nuk tregova, por më duhej dëshpërimisht të bëja thonjtë. Kam dalë pozitive me virus dy ditë më parë kështu që ju lutem karantinohuni.

Estetistja Taylor i shkruan: Unë ju pyeta para se të vinit nëse ishit ekspozuar ndaj virusit dhe nëse e kishit kaluar.

Ndërsa klientja u justifikua me dëshpërimin që ndjente: Thjesht isha e dëshpëruar, doja të dilja nga shtëpia, qëndrova në karantinë për dy ditë. Doja të bëja thonjtë nga dëshpërimi.

Të shumtë kanë qenë komentet kritikuese, ku e quajnë gruan të papërgjegjshme. Madje disa prej tyre janë shprehur se ajo ka dashur qëllimisht të përhapë koronavirusin në mënyrë dashakeqe.

Ky rast është raportuar edhe tek autoritetet shëndetësore amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat