Joe Biden blen ueb-faqen e Donald Trumpit, “Keep America Great” – ka një arsye të fortë

Amerika

Joe Biden blen ueb-faqen e Donald Trumpit, “Keep America Great” – ka një arsye të fortë

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 18:11
Biden, Trump

Kandidati demokrat për president, Joe Biden bleu domenin në internet, “Keep America Great”, që ishte slogani zgjedhor i kundërshtarit të tij, presidentit aktual, Donald Trump.

Megjithatë, Keepamericagreat.com, siç thuhet në faqe, përmban një listë të premtimeve të Trumpit, të cilat presidenti aktual nuk i ka mbajtur, raporton cbcnews.

Ueb-faqja përmban disa kategori, të tilla, si ekonomia dhe vendet e punës, emigracioni dhe COVID-19, të gjitha “premtimet e Trumpit”. Lidhjet e tjera na dërgojnë “në gjërat që në realitet kanë ndodhur”.

Në fund të faqes është logoja e Biden-Harris dhe një foto ku shkruhet, “Biden ka paguar për presidentin”.

Sekretari kombëtar i shtypit i Trumpit, Hogan Gidley, tha se “Ju mund të blini të gjithë emrat e domenëve që dëshironi, por Joe Biden nuk mund të blejë kurrë një rrugëdalje të 47 viteve të dështimit në detyrë”.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor (e marte), ku do të ballafaqohen – republikani, Donald Trump si dhe demokrati, Joe Biden
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat