Bloomberg dhuron 100 milionë dollarë për fushatën e Bidenit në Florida

Amerika

Bloomberg dhuron 100 milionë dollarë për fushatën e Bidenit në Florida

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 22:44
Joe Biden

Bilioneri Mike Bloomberg ka dhuruar së paku 100 milionë dollarë për të ndihmuar fushatën elektorale në Florida të kandidatit për president të SHBA-së, Joe Biden.

Bloomberg tashmë ka shpenzuar një miliard dollarë këtë vit duke u munduar ta mposhtë Bidenin në garën për t’u bërë lider demokrat.

Donald Trump ka lënë të kuptohet se do t’i shpenzojë paratë e tij për fushatën e cila pritet të fillojë më 24 shtator, shkruan BBC.

“Mike Bloomberg është zotuar të ndihmojë që të mposhtet Trumpi, dhe kjo do të ndodhë në zgjedhje”, ka thënë këshilltari i Bloombergut, Kevin Sheekey, për Reutersin.

Gjatë kësaj jave, i pyetur nga gazetarët nëse do t’i shpenzojë parat e tij për fushatën në Florida, Trump ka thënë se “nëse duhet, do ta bëj”, “çfarëdo që të ndodhë ne duhet të fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat