New York: Dy të vrarë dhe 14 të plagosur

Amerika

New York: Dy të vrarë dhe 14 të plagosur

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një ndejë në New York.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rochesterit.

Policia kur arriti në vendin e ngjarjes, panë shumë njerëz që vraponin në rrugë.

Komandanti në detyrë i policisë rajonale Mark Simmons, tha se kjo ngjarje është një tragjedi.

“Kjo është vërtet një tragjedi me përmasa epike”.

Sipas raportimeve ende nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast dhe nuk dihet motivi i sulmit, shkruan BBC.

Policia thotë se viktimat e sulmit janë një djalë dhe një vajzë të moshës mes 18 deri në 22-vjeçare.

Asnjëri prej 14 personave të plagosur nuk është në rrezik për jetë.

Kjo ndejë ishte mbajtur pavarësisht se autoritetet në shtetin e New York e kanë ndaluar organizimin e tyre për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat