Bideni e kritikon Trumpin pasi u tha amerikanëve të mos frikësohen nga COVID-19

Amerika

Bideni e kritikon Trumpin pasi u tha amerikanëve të mos frikësohen nga COVID-19

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 18:30
Joe Biden

I nominuari nga radhët e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Joe Biden, ka kritikuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se po e minimizon rrezikin nga koronavirusi.

Kritikat e Bidenit kanë ardhur pasi Trumpi i ka thënë amerikanëve të mos frikësohen nga COVID-19.

“Unë shpresoj që presidenti, pasi ka kaluar nëpër atë që kaloi…do të komunikojë mësimet e duhura për amerikanët. Maska ka rëndësi. E vetmja gjë që kam parë ka qenë një nga postimet e tij në Twitter, ku thotë të mos jeni të shqetësuar për gjithë këtë. Ka shumë për t’u shqetësuar. 210 mijë persona kanë vdekur”, ka thënë Biden.

Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë për të vazhduar trajtimin për koronavirus, pas tri netëve të kaluara në spital.

Duke folur për televizionin NBC, Biden, ka thënë se është i lumtur që presidenti Trump po duket se po rikuperohet mirë, por ka thënë se shpreson që presidenti të komunikojë mësimet e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat