Trump thotë se nuk do të merr pjesë në ‘debatin virtual’ me Joe Biden

Amerika

Trump thotë se nuk do të merr pjesë në ‘debatin virtual’ me Joe Biden

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 14:36
Trump-Biden

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai nuk do të marrë pjesë në debatin e ardhshëm – i cili do të jetë virtual – vetëm disa minuta pasi Komisioni për Debatet Presidenciale njoftoi ballafaqimin, i planifikuar për në 15 tetor.

Njoftimi për debatin e planifikuar më 15 tetor erdhi më pak se një javë pasi presidenti doli pozitiv për COVID-19.

Por, në intervistën e tij për Fox Business, presidenti tha se nuk do të merrte pjesë në një debat virtual, përcjell Telegrafi.

“Komisioni ndryshoi stilin e debatit dhe kjo nuk është e pranueshme për ne”, ka thënë Trump. “Unë e munda atë në debatin e parë, e munda lehtë”.

Presidenti shtoi se ai priste ta “mundte atë edhe në debatin e dytë”.

“Unë nuk do të marrë pjesë në një debat virtual”, vazhdoi Trump. “Unë nuk do të humbasë kohën time në një debat virtual”.

Trump më tej ka shtuar se ai nuk do të “ulej në një kompjuter” për të debatuar, duke e quajtur atë “qesharak”.

“Ata po përpiqen të mbrojnë Biden”, tha Trump. “Të gjithë”.

Ndërkohë Fushata e Biden me sa duket pranoi ndryshimin e rregullave të enjten herët, me zëvendës menaxheren e fushatës Kate Bedingfield duke thënë: “Nënpresidenti Biden pret të flasë drejtpërdrejt me popullin amerikan…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat