Pas pretendimeve të Trumpit për mashtrim në procesin zgjedhor, reagon Mitt Romney

Amerika

Pas pretendimeve të Trumpit për mashtrim në procesin zgjedhor, reagon Mitt Romney

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 19:36
Mitt Romney

Mitt Romney ka kritikuar Donald Trumpin për akuzat e pabaza lidhur me mashtrimin me vota në zgjedhjet presidenciale, ku Joe Biden duket se është shumë pranë fitores.

Senatori Republikan tha se presidenti aktual është “brenda të drejtave të tij” që të kërkoj rinumërim në shtetet ku rezultati është i ngushtë, duke u bërë thirrje hetuesve të hetojnë pretendimet për parregullsi.

Por Romney nuk pajtohet me idenë e Trumpit lidhur me pretendimet e pabaza për mashtrime në zgjedhje.

Në anën tjetër disa kolegë të Republikanit Romney besojnë se Trump duhet të ketë prova nëse është i bindur se ka pasur mashtrime gjatë procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat