Çfarë ndikimi mund të ketë në garën presidenciale rinumërimi i votave në Georgia?

Amerika

Çfarë ndikimi mund të ketë në garën presidenciale rinumërimi i votave në Georgia?

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 22:47
Georgia

Kemi raportuar se shteti i Georgias do të bëjë një rinumërim të plotë të votave për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Sekretari i Shtetit i Georgias, Brad Raffensperger u tha gazetarëve se “Ne do të numërojmë çdo copë letër – çdo fletë të vetme, çdo fletë votimi të hedhura në mënyrë të ligjshme”.

Kjo është ajo që kërkoi të martën fushata e presidenti aktual të SHBA-së, Donald Trump, raporton bbc.

Image

Secili shtet ka rregullat e veta të rinumërimit, por në përgjithësi, fletët e votimit do të riskenohen dhe rishikohen. Në disa vende, një numër i caktuar i fletëve të votimit numërohen me dorë për të siguruar vlefshmërinë e makinerive.

Por, rinumërimet rrallë kanë shkaktuar një ndryshim në rezultatet përfundimtare. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se edhe nëse Joe Biden humbet Georgian, ai është ende mbi pragun e 270 votave elektorale.

Afati shtetëror i Georgia për vërtetimin e rezultateve të zgjedhjeve është 20 nëntori.

Fushata e kandidatit republikan më herët tha se do të kërkonte gjithashtu një rinumërim edhe në shtetin e Wisconsinit.

Profesori i Shkollës së Drejtësisë të Universitetit Columbia, Richard Briffault i tha BBC se kishte një rinumërim në Wisconsin edhe në vitin 2016 dhe ai ndryshoi disa qindra vota. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat