Telefonata e rreme alarmon policinë

Amerika

Telefonata e rreme alarmon policinë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 14:14
Montreal

E gjithë policia në Montreal të Kanadasë u ngrit në këmbë të premten për shkak të një alarmi për një pengmarrje në zyrat e një kompanie lojërash.

Megjithatë mediat raportuan më vonë se në kompaninë Ubisoft nuk u gjet asgjë e dyshimtë dhe se e gjithë situata u krijua për shkak të një telefonate të rreme.

Në internet u publikuan pamjet e forcave speciale që rrethuan godinën dhe që u bënin thirrje njerëzve që të largoheshin nga zona. Gjithashtu u shpërndanë gjerësisht pamjet e punonjësve që qëndronin në tarracë nga frika.

Ubisoft është e njohur për një sërë lojërash të njohura si Ranbow Six Siege, Far Cry dhe Assassin’s Creed. Aty punojnë rreth 4000 persona, por për shkak të pandemisë pjesa më e madhe punon nga shtëpia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat