ShBA, Pelosi rizgjidhet nga demokratët për kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve

Amerika

ShBA, Pelosi rizgjidhet nga demokratët për kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 22:25
Nancy Pelosi

Deputetët demokratët e zgjedhën sërish Nancy Pelosi-n si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, ku ata do të kenë një shumicë të ngushtë me fillimin e mandatit të Joe Biden.

“Urime, Nancy Pelosi, sërish e zgjedhur nga Demokratët e Dhomës për të qenë udhëheqësja dhe kandidatja jonë e guximshëm për postin e Kryetares së Dhomës së Kongresit të 117-të!”, shkroi në Twitter grupi parlamentar demokrat, përgjegjës për këtë emërim, raporton ATSh.

Gjatë votimit, pati zëra për më shumë rinovim, megjithatë Pelosi do të jetë ajo që do të betohet në janar, pas një votimi zyrtar të deputetëve, në seancën e re parlamentare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat