Pronari i restorantit shkel rregullat e pandemisë në Kanada

Amerika

Pronari i restorantit shkel rregullat e pandemisë në Kanada

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 00:00
Barbecue Adamson

Pronari i një restoranti për Barbecue në qytetin më të madh të Kanadasë, Toronto të Mërkurën tërhoqi një turmë protestuesish kundër maskave të cilët mbështesin kundërshtimin e tij ndaj një bllokimi pandemik, si dhe qortime të forta nga zyrtarët, raporton France24.

Barbecue Adamson e Adam Skelly ka vazhduar të veprojë që nga e marta, pavarësisht urdhrave të shëndetit publik kundër shërbimit të klientëve brenda restoranteve mes një rritje të Covid-19 në rajon.

"Ne do të hapim për ngrënie restaurantin kundër urdhrave provinciale," tha Skelly në një video në internet.

"Mjaft më," shtoi ai, duke argumentuar se relativisht pak raste ishin lidhur me bare dhe restorante.

Mbështetësit e tij jashtë brohorisnin "Liri!" dhe tundnin pankarta të mërkurën ku shkruhej "Fundi i bllokimit tani!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat