Një tërmet i fortë godet Guatemalën, sa ishte magnuituda

Amerika

Një tërmet i fortë godet Guatemalën, sa ishte magnuituda

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 19:43
Fotoilustrim

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregdetin e Guatemalës, dhe tërmeti u ndje edhe në El Salvador dhe Nikaragua, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Dridhja ndodhi 43 kilometra në jug të qytetit bregdetar të Puerto San Jose.

Epiqendra ishte në një thellësi prej 35 kilometrash. Qeveria e Guatemalës u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve kompetente.

Aktualisht nuk ka informacione për dëme ose viktima të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat